Vlorë, Olldashi: Tuneli i Ujit të Ftohtë funksional më 1 qershor
VLORË- Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi ka inspektuar sot në mesditë, punimet që po kryhen për zbatimin e projektit të rikonstruksionit të tunelit të Ujit të Ftohtë, pjesë e aksit kombëtar Vlorë-Sarandë.
Sipas tij, ky objekt do të jetë në funksion të plotë në datën 1 qershor, ndërkohë që puna aktuale do të përfundojë brenda muajit maj.
“Me sa duket kanë mbetur dhe 5 metrat e fundit dhe për këtë dua të përgëzoj kontraktorët”, theksoi ministri Olldashi, ndërkohë që shtoi se, cilësia e shkëmbit ka qenë shumë e dobët, gjë që e ka bërë të rrezikshme punën për ndërtimin e tunelit. “Ky projekt është shumë i rëndësishëm për qytetin e Vlorës dhe po ashtu për turistët, pasi do të eleminojë problemet e trafikut në këtë zonë”, nënvizoi ai.
Sipas Olldashit, shumë shpejt do të nisë një projekt tjetër shumë i rëndësishëm për Vlorën, “By-pass”-i që do të lidhë qytetin me bregdetin e Rradhimës, ndërkohë që ai do të pasohet brenda një kohe të shkurtër nga investimi për ndërtimin e nyjes lidhëse të autostradës Levan-Vlorë me rrugën “Transballkanike. Ky projekt me një vlerë financiare prej 75 milionë lekë, që financohen nga qeveria shqiptare, do të zgjidhë një nga problemet më të rëndësishme të qarkullimit në Vlorë dhe gjithë bregdetin.
(el.me/BalkanWeb)