E Diel, 1 Nëntor 2026

Mandati i Seserit, miratohet raporti i Këshillit të Rregullores, Konomi deputeti i ri i PS

TIRANE-Kuvendi miratoi në seancën e sotme pranimin e dorëheqjes së Gjon Bardhit nga posti i deputetit. Këshilli i Rregullores Mandateve dhe Imuniteteve iu drejtua Parlamentit me një raport të hartuar nga Viktor Gumi dhe Damian Gjiknuri, i cili bazohet në nenin 71 pika dy e Kushtetutës dhe nenin 164 pika 1 dhe 2 e Kodit Zgjedhor. Këto nene kanë të bëjnë me raportet mes betimit dhe marrjes së mandatit, si edhe afateve të vendosura në Kod Zgjedhor.

Këshilli konsideroi se në të dyja këto nene janë të gjitha hapësirat për ta vlerësuar të rrëzuar mandatin e Gjon Bardhit si deputet. Raporti do t’i drejtohet KQZ-së, për t’i dhënë mundësi në këtë mënyrë Edison Konomit të marrë mandatin e 66-të të Partisë Socialiste në Parlament.

Parlamenti ka zgjidhur në këtë mënyrë çështjen e zëvendësimit të Rudina Seserit, pa pasur nevojën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Në Këshillin e Rregullores, gjatë interpretimit të nenit 71 të Kushtetutës, deputetët e majtë dhe të djathtë kanë rënë dakord për faktin se deputeti humbet mandatin në rastin kur ai nuk bën betimin.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›