Mandati i dyte. Ban Ki Moon perseri ne drejtim te OKB
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka miratuar në mënyrë unanime rekomandimin për zgjedhjen në krye të OKB-së të sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Mun për një mandat të dytë që nis në janar të vitit të ardhshëm. Takimi i mbajtur në zyrat qendrore të OKB-së në Nju Jork ka dalë në konkluzionin se Ban Ki Mun është një kandidaturë e mirë për të drejtuar organizatën deri në 31 dhjetor 2016. Vetë Ban Ki Mun që është duke vizituar Brazilin, është shprehur thellësisht i nderuar nga rekomandimi me anë të deklarate video.
Rekomandimi i Këshillit të SIgurimit i hap rrugën zgjedhjes së tij nga Asambleja e Përgjithshme, e cila voton kandidatët që kanë rekomandimin e Këshillit. Në fakt, pesë anëtarët me të drejtë vetoje, Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e BAshkuara janë ato që vendosin zakonisht për këtë post. Asambleja prej 192 kombesh pritet të formalizojë vendimin për një mandate të dytë të Ban Ki Mun ditën e martë.