“Mandati në Qarkun e Fierit duhej të ishte për “Aleancën e Ndryshimit”
18/07/2009 Kreu i qeverisë Sali Berisha analizon situatën postzgjedhore
Kryeministri Sali Berisha ka lënë të kuptohet se, po të luftohej më fortë, mandati për deputet që ia kaloi Partisë Socialiste në Qarkun e Fierit, mund të kishte mbetur në radhën e koalicionit të drejtuar nga PD-ja, “Aleanca e Ndryshimit”. Në konferencën për shtyp të pasdites së djeshme kreu i qeverisë tha se përfaqësuesit e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë qenë dhe janë të bindur se mandati për deputet iu dha socialistëve me të padrejtë. Ai bëri me dije se sipas të dhënave që zotëronte dy kuti votimi në Libofshë të Fierit ishin numëruar pa praninë e komisionerëve të PD-së dhe pa i kaluar ato në kamerat e kontrollit në votës. Po ashtu ai tha se edhe në një tjetër kuti votimi fletët e votimit ishin tërësisht të pavlefshme. Pra, në bazë të këtyre të dhënave, Berisha u shpreh se mandati për deputet duhej të shkonte në favor të koalicionit që ai drejtoi. I pyetur nëse PD-ja do të kërkonte nga Kolegji Zgjedhor rizhvillimin e votimit në të gjithë Qarkun e Fierit, Berisha u shpreh se përfaqësuesit e PD-së kanë të gjithë besimit e tij dhe se ata do të marrin vendimet e duhura. Po ashtu shefi i ekzekutivit tha se ka besimin e plotë se Kolegji do të marrë vendimin më të drejtë dhe se nuk do të ndikonte aspak në atë vendimmarrje. Duke folur mbi procesin zgjedhor në tërësi, Berisha deklaroi se Partia Demokratike me ndryshimet që u bënë në sistemin elektoral rezultoi më e humbura. Kryeministri tha se, nëse do të votohej me të njëjtin sistem që u votua në vitin 2005, PD-ja do të kishte të paktën 10 mandate më shumë. Por ai tha se nuk ndihej i keqardhur, pasi vendimmarrja u bë me konsensus të plotë me opozitën dhe se rezultati i zgjedhjeve ishte vendim i sovranit. Kreu i qeverisë në vlerësimet e tij për procesin zgjedhor u ndal edhe në qëndrimin e kreut të Partisë Socialiste Edi Rama. Ai e cilësoi drejtuesin e partisë opozitare si humbësin e madh. “Edi Rama do të mbetet në historinë politike të vendit si politikani i shanseve të humbura. Kishte shansin të më telefononte, por e humbi”, - tha Berisha. Ai deklaroi se me gjithë debatet e ashpra politike me PS-në, gjatë katër vjetve të ardhshëm do t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit grupit parlamentar të PS-së për të mundësuar thellimin e reformave të rëndësishme për vendin. Berisha ka deklaruar se ende nuk kanë nisur negociatat me LSI-në për përbërjen e qeverisë së re. Ai nënvizoi se në mandatin e ardhshëm nuk do të ketë shtim të portofoleve ministrore, pasi i qëndron premtimit për një qeveri në dietë.
Problemet në PS
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kreu i Partisë Socialiste Edi Rama dhe problemet e tij brenda forcës politike që drejton nuk janë pjesë e axhendës së tij. Për kreun e qeverisë dhe të koalicionit fitues të zgjedhjeve parlamentare, të paktën sipas rezultateve të nxjerra nga KQZ-ja, gjithçka që mund të ndodh në PS pas kësaj situate humbjeje është diçka që nuk i takon atij. “Kam qëndruar gjithmonë dorëjashtë nga problemet e brendshme të partive aleate apo partive kundërshtare”, - deklaroi Kryeministri Berisha. Ai e cilësoi Edi Ramën jo vetëm si kryetarin e partisë opozitare, por edhe si kryetarin në minorancë në Bashkinë e Tiranës, pasi aleanca e re me Lëvizjen Socialistë për Integrim, sipas tij, është multidimensionale e për pasojë do të reflektohet edhe në Bashki.
Qëndrimi për PBDNJ-në
Kreu i qeverisë është shprehur përsëri i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin e nisur në shtatorin e vitit 2005 me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit u rreshtua në krah të PS-së, duke dalë jashtë aleancës 4-vjeçare me PD-në. I pyetur nëse në koalicionin e ri qeverisës do të përshinte edhe partinë e drejtuar nga Vangjel Dule, Berisha u shpreh i hapur për një gjë të tillë. Ai kujtoi qëndrimin e fundit të Dules, i cili kishte theksuar se do të jetë përsëri aleat i PS-së. “Por ende nuk kanë asnjë vendim. Vangjelit i thashë dy gjëra: së pari: «Vangjel, asnjëherë mos thuaj ‘kurrë’; së dyti: të dola borxhit Vangjel, kujdes»”, - tha kryeministri Berisha. Megjithatë, ai u tregua përsëri i hapur për t’i dhënë ndonjë mundësi tjetër PBDNJ-së.
Thirrja për largim
PD: Rama të përballet me socialistët pas humbjes
Partia Demokratike kërkon nga kreu i Partisë Socialiste Edi Rama që të mos fshihet pas alibive të një humbësi në panik, por të përballet me elektoratin që e ka votuar. Zëdhënësja e PD-së Erla Mëhilli tha dje se numri një i PS-së, për të maskuar humbjen e tij sërish, bëri fjalë për krim elektoral, por kësaj radhe hoqi çdo maskë dhe shpalli kriminelë elektoral komisionerët socialistë, të cilët në përputhje të plotë me ligjin dhe me ndjenjën e përgjegjësisë qytetare së bashku me komisionerët e forcave të tjera politike i garantuan vendit procesin zgjedhor me integritetin më të lartë në gjithë historinë e tij. “Partia Demokratike, duke shprehur respektin e thellë për komisionerët e të gjitha forcave politike për punën dhe përkushtimin e tyre, denoncon edhe një herë qëndrimin e Edi Ramës, të motivuar totalisht nga përgjegjësia që ka për humbjen e zgjedhjeve dhe rënia në pakicë në Tiranë dhe një sërë qytetesh të vendit në nivel lokal”, - tha Mëhilli. Ajo deklaroi se ishte pikërisht PD-ja forca politike që e ftoi Ramën të përballej me elektoratin gjatë zgjedhjeve, por ai u fsheh pas karriges së Bashkisë. “Ti humbe, zoti Rama. Tani mos u fshih pas alibive të kota të një humbësi në panik, por përballu me socialistët”, - deklaroi zëdhënësja e Partisë Demokratike. Deklarata e djeshme vjen në vijim të thirrjeve që PD-ja i bën Edi Ramës të japë dorëheqjen nga posti drejtues i PS-së.