Dashuria muzikë e francezëve
18/07/2009 Të premten në mesnatë është mbyllur festivali i 10-të ndërkombëtar i teatrove “Butrinti 2000”. I ka takuar trupës së të rinjve francezë që të finalizojnë këtë edicion, duke realizuar për herë të parë në skenë erosin e Biblës, që është “Kantiku i kantikëve”, me regji të Katalina Buzoianut. Një trupë e vogël e organizuar nga shoqata kulturore franko-rumune, “L’association Mnemosyne”, ka performuar vargjet biblike nën muzikën rrok, një adaptim që vjen po për herë të parë në Butrint, ndërsa pjesa është përshtatur në shqip nga Primo Shllaku. E një natyre të muzikal, artistët francezë veç pasaportën kanë të tillë – që duhet thënë se përbën një nga trupat më interesante të prezantuara në Butrint, ku përbërja e saj dallohet me miksim etnish, ku merrnin artistë nga Korsika, Rumani, Marseja, Maqedonia etj.
“Kantiku i kantikëve” është një nga perlat shpirtërore të Biblës, ku i këndohet dashurisë hyjnore, se si shkon kjo mes dy njerëzve që duhen.
Trajtesa e tekstit biblik e shoqëruar me këngë, aktrim dhe kërcim është shfaqja e dytë që ndryshon atmosferën antike të Butrintit nga teatri klasik dhe ai modern.
Ndërsa “Kënga e këngëve” është parë si një tekst thellësisht erotik, ku forca e dashurisë është e fortë si vdekja. Tre aktorë, kërcimtarë dhe këngëtarë kanë realizuar ndjeshmëritë biblike për të treguar se erotizmi i shenjtë, i dalë nga një libër simbolizon në një kontekst tjetër dhe dashurinë e popullit të Izraelit për mbretin e tij. Erotizmi dhe dhimbja e humbjes së dashurisë kalojnë në një përjetim jo thjesht imagjinar, por në një thellësi mendimi për ta përjetuar fjalën në ëmbëlsinë e saj.
Kritikët e kanë vlerësuar mbrëmjen franceze si një finale plot kënaqësi, që nuk çmohet në vlerën e parave, si një sjelle kjo për të tërhequr vëmendjen e Ministrisë se “dashuritë” si festivali i Butrintit të mos shpërfillen. Ndërsa teatri pranohet tani në skenën antike si një sport i rëndë, një nga zërat e kritikës, Stefan Çapaliku, mbyll fjalën se sot një aktor nuk është vetëm “aktor”, por artisti që i ka të gjitha brenda, duke shkallmuar kështu barrierën që ka ngritur deri tani teatri tradicional, duke mbrojtur me fanatizëm klishetë e socrealizmit.