Zëvendëskryeministrja serbe: Do ta takoja Vloren

Pas vizitës së Ministres për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku në Beograd, ka reaguar edhe zyrtarja e qeverisë së Serbisë që është përgjegjëse për integrimet evropiane atje. Suzana Grubjeshiq i ka thënë gazetës serbe, Blic se ajo është e gatshme të takohet më ministren kosovare në një të ardhme të afërt.
Ministrja Çitaku dje e vizitoi Beogradin si e ftuar e Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, ndërsa gazetarët serb u interesuan nëse ajo është e gatshme që të takohet edhe me ndonjë zyrtar qeveritar serb.
“Është e kuptueshme që kryeministrat e dy shteteve tona tashmë i kanë normalizuar marrëdhëniet në Bruksel. Tash për ne është e nevojshme që këtë normalizim ta sjellim nga Brukseli në Prishtinë dhe Beograd dhe kjo nuk mund të ndodhë derisa vizita si kjo e imja të bëhen normale... Është dashur të takohem me kolegen Suzan Grubjeshiq (zëvendëskryeministrja serbe për integrime evropiane) mirëpo ajo nuk është këtu dhe ky takim i mbetët herës tjetër” ka thënë dje në Beograd, Çitaku.
Një takim Çitaku – Grubjeshiq ishte i planifikuar të ndodhte, mirëpo zëvendëskryeministrja serbe deri dje ka qenë në Austri, ndërsa kthimi i saj në Beograd u bë pasdite vonë./Indeksonline/