E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia ka ndërprerë pagesat për pjesëtarët e MUP-it në veri

Takimi i dy ditëve më parë ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiq, vlerësohet të ketë qenë më produktivi, pasi palët kanë qartësuar në detaje shumë çështje që ndërlidhen me zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit.Zyrtarë të qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar për televizionin publik se në takim kryeministri serb Ivica Daçiq ka paraqitur dëshmi konkrete që tregojnë se Serbia tashmë i ka ndërprerë pagesat për pjesëtarët e MUP-it që deri tani kanë vepruar në veri.

Po ashtu, janë paraqitur dëshmi për mbylljen e objekteve të strukturave serbe të sigurisë. Ndërkohë, pala kosovare dhe ajo serbe së bashku kanë rënë dakord edhe për projektligjin për amnisti, në mënyrë që banorët e veriut të mund të votojnë në zgjedhjet lokale të Kosovës me dokumente të Serbisë.

E sa u përket çështjeve për policinë, është rënë dakord që komandanti i policisë për katër stacionet në veri të vendit të emërohet gjatë javës së ardhshme në përputhje me marrëveshjen.

Për çështje të tjera që mbeten të hapura kryeministrat e dy vendeve do të takohen më 8 korrik./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›