Meta: Iku koha e premtimeve boshe

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaroi nga Devolli se koha e atyre që përpiqen të mashtrojnë qytetarët me premtime boshe tashmë ka përfunduar.
“LSI e ka treguar se është një forcë politike, e cila kujdeset për njerëzit dhe do të kujdeset çdo ditë edhe në të ardhmen dhe jo thjesht në prag të fushatave elektorale. Koha e premtimeve boshe ka ikur, ndaj eshte koha qe te veme Shqiperine ne pune", tha Meta.
I bindur për fitoren, zoti Meta prezantoi në Devoll kandidatët e LSI për qarkun e Korçës, që kryesohen nga biznesmeni Piro Kapurani, shkruan TCH.
Rama: 29-ta, simbol i çlirimit për Shqipërinë Europiane eshte e sigurt, sepse vendi ka nevojë për rotacion. Devolli ka nevojë për të qenë në qendër të vëmendjes, jo thjesht të një grupi apo të një klani të caktuar. Devolli meriton të jetë në qendër të vëmendjes dhe jo vetëm një klan i tij", tha Meta.
Gjatë takimit me qytetarët e Devollit zoti Meta e ka vënë theksin tek punësimi si shtyllën kryesore të programit të LSI, që sipas tij do të vihet në jetë pas 23 qershorit./Indeksonline/