Konfirmohet, Thaçi në SHBA do të takohet edhe me Joseph Biden

Kryeministri i Republikës së Kosovës, HashimThaçi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetet e BashkuaratëAmerikës. Në kuadër të kësaj vizite në Uashington KryeministriThaçi do të takojë, nën Kryetarin e SHBA-ve, Joseph Biden, Zv. Sekretarin e Departamentit të Shtetit, William Burns, Nën Sekretarin e Mbrojtjes, James Miller, Kongresmenin Eliot Engel, si dhe shumë Senator, Konregresmen dhe zyrtarë të tjerë të lartë Amerikan.
Përpos takimeve zyrtare dhe intervistave me medietë njohura Amerikane, Kryeministri Thaçi do të mbajë edhe një ligjëratë në Universitetin John Hopkins.
Gjatë kësaj vizite në SHBA, Kryeministri Thaçi do të vizitojë edhe shtetin e Iowas, me të cilin Kosova ka të nënshkruar marrëveshjen për partneritet.
Në Iowa Kryeministri Thaçi do të takojë përfaqësues të shtetit të Iowas, si dhe investitor dhe biznesmen të këtij shteti.
Në përmbyllje të vizitës në SHBA, Kryeministri Thaçi do të qëndrojë në Nju Jork, ku do të merr pjesë në takimin e rradhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Në këtë vizitë KreyministrinThaçi e shoqërojnë edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku./Indeksonline/