E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjegjësinë ta marrin udhëheqësit e UÇK-së

Gani Geci po kërkon nga ish-udhëheqësit e UÇK'së që të marrin përgjegjësi për të mirat dhe për të këqijat që kanë ndodhur në luftë. Sipas tij, ish-Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, Azem Syla duhet të jap përgjegjësi për gjithçka që ka ndodhur brenda Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, ish-deputeti Geci thotë se tash askush s'po guxon të dal dhe të thotë se "unë jam baba i luftës së fundit".

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ka kërkuar nga ish-udhëheqësit e UÇK'së të mos fshehën, por të dalin dhe të marrin përgjegjësinë për të se cka ka ndodhur në luftë.

Ai ka thënë se ish-udhëheqësit e luftës deri më tash i kanë shfrytëzuar të gjitha të mirat e luftëtarëve, ndërsa tash po heshtin dhe po fshihen prapa posteve që i kanë marrë.

Ky ish-deputet thotë se i parti që duhet të dal dhe të marrë përgjegjësinë për akuzat që po ngarkohen pjesëtarët e UÇK'së është Azem Syla, ish-Komandanti i Përgjithshëm i UÇK'së.

"Nëse do të isha unë Komandant i Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministër i Mbrojtjes në vend të Azem Syliqit nga Kishnareka, unë do të thoja unë jam baba i kësaj lufte", ka thënë Geci, për Express.

"Tash, askush s'po del me thanë unë jam baba i kësaj lufte", ka thënë ka shtuar ai.

Sipas tij, ish-udhëheqësit e luftës qëllimisht po fshihen dhe nuk po guxojnë të dalin dhe të marrin përgjegjësinë.

"Nëse bëhet një bilanc i luftës në Bosnje dhe Kroaci, edhe në Kosovë me nga një njeri duhet të përfundonin këto gjëra", ka propozuar Geci.

Ai ka thënë se Azem Syla duhet të dal dhe të marrë përgjegjësinë për gjithë atë që ka ndodhur në luftë.

"Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm ose ish-Ministri i Mbrojtjes duhet me dal edhe me thanë unë jam komandanti. Në qoftë se këta djem kanë bërë të këqija, unë jam Komandanti. Nëse kanë bërë të mira prapë duhet me dal edhe me thanë unë jam Komandanti", ka thënë ai.

Për Gani Gecin, barrën e Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt. "Grupit të Llapit"," Grupit të Dukagjinit" duhet ta marrë Shefi i Shtabit të UÇK'së.

"Komandanti i Përgjithshëm duhet të del dhe të thotë se çka ka bërë Fatmir Limaj, unë jam këtu baba. Çka ka ba Ramush Haradinaj ne emër të UÇK - Komandanti duhet të dalë dhe të thotë unë jam baba. Çka ka ba Drenica, Llapi, Dukagjini, Komandanti duhet të dalë dhe të thotë unë jam baba dhe unë jam përgjegjës si për të mira ashtu edhe për të këqijat", ka thënë ai.

Geci nuk ka dashur të flas për motivet pse EULEX'i po i bën arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK'së, derisa ka thënë se Qeveria e Kosovës ka aprovuar çdo veprim të Misionit të BE'së për Sundimin e Ligjit.

"Nuk ka mundësi pa miratimin e vendorëve të bëj diçka EULEX'i", ka shtuar ai.

Ish-anëtari i LDD'së ka propozuar që Misioni i BE'së në Kosovë që të merret më shumë me pasluftën, me milionerët dhe me të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur vendit.

"EULEX'it do të duhej të merret më tepër të merret me shumë me pasluftën në kohen kur kanë qenë ndërkombëtarët në Kosovë. Pra, EULEX'it duhet të merret me të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur Kosovës pasluftës. EULEX'i duhet të merret me milionerët, me të gjithë të këqijat që kanë ndodhur pasluftës", ka thënë ai./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›