Wenger e zyrtarizon Lewandowskin

Arsene Wenger e ka marrë një detyrë të "vështirë" si komentator futbolli. Trajneri i Arsenalit ishte në rolin e analistit në finalen e Ligës së Kampionëve në televizionin francez TF1. Wenger është pyetur për të ardhmen e sulmuesit të Dortmund , Robert Lewandowski.
"E ardhmja e tij nuk është aspak e dyshimtë. Lewandowski është lojtar i ri i Bayern Munchen. Kjo gjë është e konfirmuar" deklaroj Wenger./Indeksonline/