E Diel, 1 Nëntor 2026

Manifestin e Hitlerit e ndalon Kodi Penal. Flet botuesi: Sbesoj se kam gabuar

Ermir Nika, drejtori i Botimeve në MTKRS

Drejtori i MTKRS: Do hapë debat. Ja 15 reagimet e para.

Nika: Është traktat politik, nuk përgjigjet Ministria.

Drejtorit të botimeve pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ermir Nikës, i bie telefoni pa fund. Të gjithë duan të dinë se cili është botuesi apo se çfarë do të ndodhë me librin, ndërkohë që ai ka dalë nëpër librari. Bëhet fjalë për Mein Kampf, një nga librat më të përfolur në historinë e botimeve, kudo në botë e që tashmë gjendet edhe në libraritë shqiptare, sjellë në shqip nga shtëpia botuese Belina H. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve përgjigjet vetëm për librat artistikë apo albanologjikë, ndërsa Mein Kampf është një traktat i mirëfilltë politik. Është e vërtetë që tek ne është e garantuar liria e shtypit dhe ky është një botim privat, por botuesin e këtij libri e kap neni 265 i Kodit Penal të Shqipërisë, thotë Nika, i cili është konsultuar me juristët e Ministrisë në lidhje me këtë rast. Sipas tij, jo shumë kohë më parë, një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Çeki dhe botuesi është penalizuar me heqje lirie. Pavarësisht se sipas tij botimi i këtij libri e tejkalon kompetencën e tij, si drejtor i botimeve ai është interesuar për shtëpinë botuese apo botuesin e këtij libri. Mua nuk më figuron asnjë shtëpi botuese me këtë emër. Me shumë gjasë është një shtypshkronjë dhe pas saj fshihet dikush tjetër, thotë Nika, duke iu bashkuar të gjithë atyre që thonë se bëhet fjalë për një shtëpi botuese fantazmë. Ndërsa citon nenin përkatës në Kodin Penal, drejtori i botimeve në MTKRS thotë se, pavarësisht çdo të ndodhë me këtë libër, ai do të hapë patjetër debatin se çfarë duhet të bëhet me këta libra, nëse ka ardhur koha që ata të botohen, apo jo. Libri ka vetëm 2-3 ditë që ka dalë në treg dhe tashmë debatet kanë filluar të ndizen. Qysh para se të botohej ky libër, diskutohej mundësia e botimit të tij dhe ngrihej pyetja se si do reagohej ndaj tij. Janë të shumtë ata që e prisnin dhe që nuk përbënte ndonjë problem ky libër, madje shprehen se askujt nuk i vjen e keqja nga librat, por ndërkohë ka edhe nga ata që e shohin botimin e Mein Kampf si të parakohshëm dhe se lexuesi ynë nuk është ende gati për ta pritur atë.

Botuesi: Ja pse e solla në shqip librin e Hitlerit

Beqir Haluli flet për botimin e librit nga Belina H

Për ne nuk përbën asnjë problem, më i rrezikshëm është Enveri e Stalini

Botuesi i librit të Hitlerit, Beqir Haluli

Është një libër krejt i parrezikshëm. Kështu thotë botuesi i Mein Kampf, Beqir Haluli, i cili pa dashur ka ngjallur një debat të jashtëzakonshëm duke botuar traktatin politik të Hitlerit. Botimi i këtij libri ka ngjallur jo pak reagime, pro e kundër. Kush mendon se ka ardhur koha të botohet ky libër, një tjetër kujton Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dhe nenin që parashikon nga gjoba deri në dënim me 10 vjet heqje lirie për ata që nxisin urrejtjen racore. Mein Kampf është një traktat politik, që sipas botuesit nuk përbën asnjë rrezik për një vend si Shqipëria, e cila ka 20 vjet në demokraci dhe ka botuar gjithfarë libra diktatorësh.
Botimi i librit të Hitlerit po bën mjaft bujë, nuk ju duket pak e guximshme?
Nuk e kam parë me këtë sy, unë kam menduar se nuk ka asnjë pengesë për ta botuar këtë libër dhe e botova. Kam rreth 2-3 vjet që merrem me të. Nuk është çështje guximi, sot mësova që dikush tjetër po interesohet të botojë këtë libër. Sigurisht që mund të jetë një variant tjetër, pasi i gjithë manuali i Hitlerit nuk mund të përmblidhet në një libër 500-faqësh. Por përmbajtja është ajo.
E kishit menduar se ky botim nuk do kalonte në heshtje?
Kisha një parandjenjë se ky libër do të ngjallte debate. Madje, edhe sot kam parë mendime pro dhe kundër. Ka shumë që mendojnë se një botim i tillë është më se normal. Pas 20 vjetësh demokraci, ky libër nuk përbën ndonjë problem. Sot kam hyrë për kuriozitet në një librari dhe kam parë që aty nuk mungojnë librat e Enverit, Stalinit, Musolinit, vetëm ky mungonte dhe le ti bëjë shoqëri.
Ndër komentet që bëhen për librin, thuhet se ai mund të jetë edhe i rrezikshëm, të nxisë urrejtjen racore
Për ne është më i rrezikshëm Enveri e Stalini, sepse varet edhe nga libri që i boton. Libri është botuar në të gjitha vendet e botës, vetëm në Gjermani përbën ende problem, për shkak të organizatave neonaziste. Por edhe aty, me sa kam dëgjuar, po përgatitet një libër me shënime të Hitlerit. Nuk e kuptoj se përse po bën kaq shumë zhurmë ky libër. Ky libër nuk përbën rrezik për shqiptarët, të cilët ndryshe nga Hitleri që e shfarosi popullin hebre, i ka mbrojtur si askush tjetër ata.
Çju shtyu ta botonit?
Hitleri ishte një nga ata njerëz që shkatërroi jo vetëm gjithë botën, por edhe vendin e tij, Gjermaninë. Është mirë që të rinjtë ta dinë këtë. Por kam frikë se kur ta lexoni këtë libër, nuk është do të jetë ashtu siç e prisnit. Unë jam një dashamirës i librit. Kam probleme fizike dhe botimin e librit e kam më shumë si pasion, sesa një aktivitet fitimprurës. Por ju garantoj që është një libër i mërzitshëm.
Kush e ka shqipëruar librin?
Libri është përkthyer nga Kushtrim Gjosti. Nuk është ndonjë përkthyes i njohur, por mua mu duk se nuk ishte një botim i keq.
Do ju vijë keq nëse do të merren masa ndaj këtij libri, ta heqin nga qarkullimi?
Po të bindem se kam gabuar, atëherë nuk do të më vijë keq. Por nuk shoh asnjë pengesë dhe nuk di se ku mund të bazohen për të më ndaluar librin. Tashmë unë pres si do të pritet libri nga analistët apo njerëzit e letrave. E përsëris, për ne është krejt i parrezikshëm.

Lufta e Hitlerit në shqip
Për 1500 lekë, në 528 faqe vjen në shqip Lufta ime (Mein Kampf) i Adolf Hitlerit, një libër me një histori të gjatë botimesh pas shpine, ndalimesh, djegiesh, ribotimesh Ai është një nga librat më të debatuar, kundërshtuar, kritikuar, por edhe më të njohur të shekullit XX. Hitleri nisi ta shkruante librin në verën e vitit 1924, ndërsa kryente një dënim me burg për përpjekjen e dështuar të rrëzimit të qeverisë. Fillimisht kishte planifikuar të shkruante një autobiografi, por ambicia iu rrit dhe vendosi të shkruajë një libër të ashpër e tendencioz, duke i ndryshuar edhe titullin e stërgjatë Katër vjet e gjysmë luftë kundër gënjeshtrave, marrëzisë dhe poshtërisë në Beteja ime. Hitleri kishte interes kryesisht në kultivimin e mitit të tij si  shpëtimtar i popullit gjerman. Gjatë gjithë librit ka shkruar për rolin e gjeniut të destinuar për të udhëhequr një popull të madh, edhe pse ky popull nuk mund ta vlerësonte qysh më herët.

Reagimet për botimin e librit

Do të ishit dakord të përkthehej në gjuhën shqipe Mein Kampf i Adolf Hitlerit?. Kjo është një nga 25 pyetjet që gazetari dhe opinionisti Mu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›