E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne Gjeorgji opozita kerkon largimin e presidentit

Dhjetëra mijëra mbështetës të opozitës kanë zbritur në rrugët e Tbilisit në kuadër të asaj që është cilësuar si ëndrra gjeorgjiane, nga opozita, në përpjekje për të rrëzuar nga posti presidentin e vendit Mikeil Sakashvil dhe për të shpallur zgjedhje të parakohshme. Liderët e opozitës janë shprehur se duan të mbledhin rreth tyre sa më shumë gjeorgjianë që të jetë e mundur. Liderët u shprehën se vendi ka nevojë për një ndryshim thelbësor. Sipas sondazheve më të fundit të organizuara nga institutet perëndimore, “ëndrra gjeorgjiane”, e cila pritet të marrë pjesë në zgejdhej, është para Lëvizjes Kombëtare të Bashkuar me 20 për qind. Lëvizja e opozitës udhëhiqet nga miliarderi dhe politikani Bidzina Ivanishvili. Ky I fundit është cilësuar si nëj nga njerëzit më të pasur të vendit nga Forbs dhe mendohet të ketë në dorë gati gjysmën e pasurisë së vendit. Qeveria I ka hequr nënshtetësinë gjeorgjiane, pasi Ivanishvili ka dhe nënshtetësinë ruse dhe atë franceze. Ivanishvili ndërkohë ka dorëzuar pasaportëne tij ruse dhe ka premtuar se do të shkëpusë të gjitha lidhjet me Francën në momentin që do I jepet sërish pasaporta e Gjeorgjisë. Ministria e Drejtësisë në vend ka mohuar kërkesën e tij për nënshtetësi por ka thënë se aim und të aplikojë me një formular tjetër. Parlamenti po aplikon ndryshime në mënyrë që t’I japë cdo qytetari europian të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare nëse jeton 5 vjet rresht në vend. Kritikët kanë akuzuar presidentin Sakashvil, liderin 44 vjecar që u zgjjodh president në vitin 2003 pas revolucionit të trëndafilave se kushtëzon lirinë ën vend dhe se e ka cuar Gjeorgjinë në luftë me Rusinë në gusht të vitit 2008. Forcat gjeorgjiane u mobilizuan atëherë për pesë ditë dhe Moska nga ana e saj njohu pavarësinë e provincës së Osetisë Jugore dhe Abkazisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›