Manipulimi me shifrat shteterore denohet nenpunesi
Nëpunësit që manipulojnë shifrat shtetërore do të dënohen sipas dispozitave të Kodit Penal. Ky dënim, përfshin burgim të atyre personave që kanë kryer këtë mashtrim. Propozimi u diskutua në Komisionin e Ekonomisë, si ndryshime të propozuara nga Komisini i Ligjeve. Deputetët e opozitës pranuan ndryshimet dhe bën disa propozime në lidhje me dënimet. Krahas këtij ndryshimi, propozohet përfshirja e disa dispozitave të ligjit të letrave me vlerë në Kodin Penal. Në këtë rast, në rast personat që kryejnë mashtrime me këto instrumenta financiarë do të dënohen sipas Kodit. Propozimet e bëra, për të cilat deputetët e Komisionit të Ekonomisë ranë parimisht dakord, pritet të kalojnë në Komisionin e Ligjeve për të marrë miratimin e mundshëm.