E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti TAP me i favorshmi ne Europe

Për transportin e gazit natyror nga Kaspiku në Europë, mbeten tashmë 3 konkurentë të forte në garë: gazsjellësat NABUCO, Southstream dhe TAP. Aktualisht vetëm TAP ka avantazhe krahasuar me dy të tjerët.
Nabucco, është një projekt që kalon në Europë nga Bullgaria, Rumania, Hungaria deri në Austri. Edhe pse ka mbështetjen më të madhe nga Bashkimi Europian, projekti NABUCO ka tre të meta, që kanë vënë në pikëpyetje serioze projektin.
Së pari, gazësjellësi NABUKO duhet ndërtuar nga Kaspiku deri në Austri dhe është konceptuar për një kapacitet gazi prej 30 miliardë metër kub në vit . Për të përmbushur këtë kapacitet, nuk mjaftojnë vetëm prurjet e gazit nga Shah Deniz i Azerbajxhanit, por nevojitet gaz nga Turkmenistani dhe Iraku. Në veçanti përftimi i gazit nga Turkmenistani përbën një sfidë të vërtetë për Europën, duke patur parasysh situatën politike në vend. Gjithsesi, Turkmenistani nuk është i gatshëm për negociata për gaz, para vitit 2015.
Së dyti , ndërtimi i NABUKO-s është shtyrë vazhdimisht, duke sjellë një rritje shumë të lartë të kostos së tij. Kjo aresye e ka çuar vlerën totale të projektit në 15 miliard euro, e cila perben një barë e rëndë për krizën që po kalon Europa. Ishte pikërisht ky element që shtyu kreditorët potencialë të NABUKO-s të tërheqin kreditë e garancisë për projektin i cili u shty per 8 vjet.
Së treti, para fundit të vitit, një nga konsorciumet gjigande të NABUKOS, British Petrolium prezantoi një projekt tjetër më të vogël, një NABUKO në miniaturë, të quajtur SEEP, gazësjellësi i Europës Juglindore. Ky aksion u cilësua nga disa analistë si disfatë e NABUKO-s. Gazësjellësi SEEP nuk është rilevant në garën aktuale, duke qenë se do ti duhet vite qe të jetë në stadin e përpunimit të projektit.
Përsa i përket Southstream, që është i sponsorizuar nga Gazprom dhe ENI, ai ka një kosto rreth 24 miliard euro. Kjo shifer është tepër e larte për situatën aktuale ekonomike.
Analisti i njohur amerikan i gjeopolitikës edhe energjitikës, Aleksandros Petersen, që është këshilltar i Inisiativës për Sigurinë e Energjisë Europiane pranë qendrës universitare Ëodroë Ëilson në Ëashington, argumenton qartësisht, se alternativa më e mirë është projekti TAP.
Veçoria e parë e TAP është që projekti kushton vetëm rreth 1,5 miliardë euro dhe këto burime financiare janë të disponueshme në një kohë të shkurtër, ndryshe nga Nabucco dhe Southstream.
Aleksandros Petersen e kishte parashikuar epërsinë e TAP para fundit të 2011, pra para se projekti ITGI që do të kalonte nga Greqia dhe Italia të skualifikohej.
TAP sipas tij është projekti që fiton nga ana teknike dhe komerçiale. Teknikisht, argumentohet se TAP do të përdorë tubacionet ekzistuese të transportit të gazit nga Azerbajxhani deri në kufirin e Turqisë me Greqinë dhe pjesa që do ndërtohet është vetëm ajo që kalon nga Greqia, Shqipëria në detin Adriatik deri në Itali, rreth 520 km. Ekonomikisht TAP është parashikuar për një kapacitet prej 20 miliardë metër kub në vit, prurje jo e vogël për Europën. Pra, vetëm 10 miliard metër kub diferencë me Nabuccon, për një kosto 13 herë më më vogël. Ndër avantazhet vlerësohen edhe konsorciumet serioze dhe të fuqishme që përbëjnë TAP.
Ndërkohë Bashkimi Europian vazhdon të mbështesë më shumë projektin e gazsjellësit NABUKO-n me argumentin, se ai do të kontrollohet nga vetë shtetet anëtare, ndërkohë që për TAP në pjesën e kalimit nga Azerbajxhani dhe Turqia do të jenë përgjegjëse këto dy vende. Por fakti është se nuk është Bashkimi Europian që vendos, por Azerbajxhani.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›