E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoshkollat ne proteste

65 autoshkolla në vend kanë bllokuar provimin në teori dhe praktikë për marrjen e patentës, regjistrimin e kandidatëve për të gjitha kategoritë e lejeve të drejtimit si dhe kanë ndërprerë marrëdhëniet me Drejtorinë Rajonale të Transportit deri në një afat të pacaktuar në shenjë protestë ndaj kësaj të fundit, të cilën e akuzojnë për korrupsion dhe Ministrisë së Transportit që sipas tyre nuk ka mbajtur premtimet.
Shoqata Kombëtare e Autoshkollave kërkon gjithashtu që regjistrimi i kursantëve në autoshkolla të bëhet pavarësisht vërtetimit te banimit  dhe pas marrjes së patentës dosja të transferohet në rrethin përkatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›