“Manipulimi politik i sportit akt dëshpërimi i Edi Ramës”
09-04-2013 / Gazeta 55
Reagon Bashkia Tiranë pas akuzave të kryesocialistit në Korçë
Bashkia Tiranë reagon në lidhje me deklaratat që kreu i PS-së Edi Rama bëri gjatë prezantimit të programit “Për një Rilindje Shqiptare” në qytetin e Korçës. Ai e ka fajësuar forcat e rendit për dhunë ushtruar ndaj tifozëve bardheblu gjatë ndeshjes përballë Skënderbeut. Bashkia në një deklaratë për mediat thekson se “manipulimi politik i sportit, është akt dëshpërimi i kryesocialistit Rama”. Bashkia Tiranë thekson se gjatë kohës kur Rama mbante postin e kryebashkiakut, nuk bëri asgjë për futbollin dhe sportin në kryeqytet.