E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjaku kanadez nuk do te luftoje per ekstradimin

Aktori kanadez i filmave porno i kërkuar për vrasjes në mënyrë makabre të të dashurit të tij, i ka thënë gjykatës se nuk do të luftojë për ekstradimin nga Gjermania, kane thënë prokurorët. “ ai tha se nuk do të luftojë ekstradimin”, tha Martin Steltner, zëdhënësi i zyrës së prokurorit në Berlin. Procesi i ekstradimit mund të marrë muaj, por zoti Steltner tha se ky proces do të jetë i shpejtë dhe i thjeshtë, tani që kanadezi ka thënë se nuk do ta kundërshtojë.

Luka Rocco Magnotta, 29 vjeç u shfaq në një gjykatë në Berlin, për të marrë konfirmimin e arrestimit të tij, një dite pasi u prangos.
Autoritetet kanadeze ndërkohe po përgatisin dokumentat për të kërkuar ekstradimin e tij.

Policia gjermane e arrestoi në një internet kafe në Berlin, pasi një punonjës i njohu fytyrën nga një gazetë.

Magnotta dyshohet se ka vrarë studentin kinez 33-vjeçar Jun Lin ne Montreal e më pas, ka dërguar më poste pjesë të trupit të tij në adrese të disa partive politike në Kanada. Mendohet se i riu është larguar nga Montreali në drejtim të Parisit në 26 maj, e më pas nga Franca ka lëvizur me autobus në drejtim të Gjermanisë. Shefi i policisë së Montrealit, Ian Lafreniere tha se hetuesit ishin të lehtësuar dhe të kënaqur nga ky arrestim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›