E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permiresohet gjendja shendetesore e Timoshenkos

Mjeku gjerman, Karl Maks Ajnhopël, tha se ish kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, aktualisht e burgosur, është pak më mirë me shëndet, por trajtimi i saj në një spital në Ukrainë mbetet i vështirë.
Ky mjek e ka kontrolluar zonjën Timoshenko në qytetin lindor ukrainas, Harkov.

Mjekët e tjerë nga një spital i Berlinit e kanë mbikëqyrë trajtimin e saj në Harkov.
Zoti Ajnhopël tha sot se Julia Timoshenko, që vuan nga dhimbja kronike e shpinës, tash është “më tepër mobile” dhe se “dhimbja është pak më e vogël, por nuk është larguar”.
Sipas tij, mjekimi i Timoshenkos mbetet i vështirë, pasi ajo nuk i beson personelit ukrainas dhe se mjekët gjermanë asnjëherë nuk ishin vetëm me të.
Timoshenko po vuan dënimin prej shtatë vitesh burg, lidhur me akuzat për keqpërdorim të pozitës, por perëndimi e ka dënuar këtë veprim të autoriteteve në Ukrainë, duke e cilësuar si të motivuar politikishit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›