Manjani: LSI, nismë në Kuvend për heqjen e imunitetit

Sekretari për çështjet ligjore në LSI, Ylli Manjani i bëri apel klasës politike që të bashkëpunojnë për heqjen e imunitetit.
Në një konferencë për shtyp, Manjani theksoi se nga java e ardhshme grupi i LSI-së do të ndërmarrë një nismë për heqjen e imunitetit në Kuvend.
Sipas tij heqja e imunitetit është bërë domosdoshmëri ndërsa theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është për zero imunitet për çdo të zgjedhur politik.
“Çështja e heqjes së imunitetit duhet të jetë në Parlament. Deputetët nuk duhet të gëzojë imunitet. Ata duhet të jenë të barabartë me qytetarët. Ne jemi për zero imunitet për çdo të zgjedhur politik. Mos të humbasim kohë më tej ” tha Manjani.
Gjithashtu Manjani ka theksuar se gjykatësit duhet të gëzojnë imunitet të kufizuar pasi duhen mbrojtur nga shantazhet politike.