Manjani: Nese Rames i heqin listat e mbyllura, s'eshte me kryetar
Perfaqesuesit e partive te vogla kundershtojne idene e propozuar nga kryetari i Partise Socialiste per mosndryshimin e listave te kandidateve per deputete qe propozohen nga partite politike per zgjedhjet e pergjithshme. Ylli Manjani, perfaqesuesi i Levizjes Socialiste per Integrim, ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve deklaron se kerkesa e kreut te PS-se per mbajtjen e kesaj procesi, edhe ne zgjedhjet e ardhshme, eshte nje ide e gabuar. "Lista e mbyllura jane nje deshtim dhe jo listat e hapura. Me mbajtjen e tyre, Rama kerkon te legjitimoje pushtetin. Nese i heqin lisat e mbyllura, Rama nuk eshte me kryetar i Partise Socialiste", thote Manjani. Ai thekson se produkti i listave te mbyllura u pa ne zgjedhjet e fundit, ku ne Partine Socialiste hyne vetem njerezit qe kishin mbeshtetjen e Rames. "Sot, me keto lista, PS ka 13 ndertues dhe 28 biznesmene. Nuk ka asgje te keqe ne kete pike, vec faktit qe PS thote se eshte nje parti e majte dhe perfaqesohet ne Kuvend nga biznesmene", thote Manajni, duke e cilesuar si te gabuar propozimin e kreut te PS-se. Pak dite me pare, Rama i cilesoi listat e hapura si te deshtuara, ndersa u shpreh se numerimi elektronik i votave eshte nje zhvillim pozitiv qe duhet te aplikohet ne zgjedhje. Nderkohe qe, vec LSI-se, listat e mbyllura jane cilesuar si nje ide e gabuar edhe nga aleatet e Partise Socialiste. Kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, tha se kjo kerkese e kreut te PS-se eshte e papranueshme nga partite e vogla.