E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani: Rama e nisi me Nolin e mbylli si Enveri



Anëtari i Asamblesë së PS-së, Ylli Manjani u shpreh dje se "diskutimi i Edi Ramës në Kongres u nis me citimet e Fan Nolit dhe e mbylli si Enver Hoxha, me diktaturë". "është bërë me Nolin po aleancën e ka me Zogun. Në diskutimin e tij Rama foli për situatën ekonomike, por socialistët nuk mund të protestojnë për ekonominë e deputetëve të PS-së që kanë të paktën 100 milionë euro pasuri. Kjo mund të verifikohet edhe në deklarimet e bëra në Inspektoratin e Deklarimit të Pasurive", tha Manjani. Ai theksoi se "që PS-ja do t'i fitojë zgjedhjet është normale, por kjo fitore nuk do tu përkasë socialistëve por oligarkëve".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›