E Diel, 1 Nëntor 2026

Carcafet, shpetojne dy shqiptare nga burgu

Piza-Dy shqiptare kane mundur te arratisen ne menyre spektakolare nga burgu i Pizes ne Itali, duke perdorur si litare, carcafet e qelise. Ngjarja ka ndodhur ne mes te dites se te henes, rreth ores 13.30. Dy te burgosurit shqiptare Bledar Shehu 27 vjec dhe Roland Dedja 26 vjec, ne bashkepunim me njeri-tjetrin kishin pergatitur me se miri planin e arratisjes. Mediat italiane te cilat raportojne ngjarjen, shkruajne se dy shqiptaret kane kaluar muret e burgut me ndihmen e carcafeve, ndersa sinjali i alarmit qe lajmeronte tentativat e arratisjes, mesohet se nuk punonte prej kohesh. Lajmi i arratisjes se dy shqiptareve, eshte dhene nga sindikata e pavarur e burgut. Mesohet se dy te arratisurit, Dedja dhe Shehu, pasi kane kaluar muret e burgut, kane ndaluar makinen tip “Cherokee Jeep”, te drejtuar nga nje grua, te cilen e kane detyruar te zbrese dhe pasi e kane rrembyer ate, jane larguar duke i shpetuar ndjekjes se policise. Sekretari i sindikates se policise se burgut Donato Kapece, eshte shprehur se ne burg mungonte stafi i duhur. “Ne burg nuk ka pasur as roje qe te ruajne muret”, ka thene Kapece. Dy te arratisurit, mesohet se nuk kishin marre denimin perfundimtar nga gjykata italiane. Njeri prej tyre akuzohej per grabitje, ndersa tjetri per vrasje.Departamenti i administrimit te burgjeve ka nisur hetimet, ndersa per kapjen e tyre eshte vene ne dispozicion edhe nje helikopter per kontrolle nga ajri. Mesohet se Departamenti i Burgjeve, ka hapur edhe nje hetim te brendshem. Arratisja e dy shqiptareve dyshohet te kete ndodhur gjate orarit te ajrimit te tyre. Autoritetet mendojne se dy te burgosurit duhet te jene ndihmuar jashte nga bashkepunetore te tyre. Qyteti i Pizes dhe arteriet kryesore te provinces, jane duke u kontrolluar imtesisht. Gjithashtu ne te gjitha stacionet e policise jane shperndare fotot e dy te arratisurve, si dhe po kontrollohet cdo supermarket ku dy te arratisurit mendohet se mund te jene te detyruar te kerkojne para. Rasti i arratisjes se dy shqiptareve nga burgu i Pizes, ka ngjallur mjaft kundershtime teks sindikatave te rojeve te burgut. “Nga burgu mund te shpetojne lehte ne cdo kohe”, tha Eugene Sarno, sekretar i burgut. Dhe sipas tij arsyeja eshte e njejte, mungesa e stafit ne burg. Diten qe u arratisen dy shqiptaret, ka qene vetem nje agjent roje qe kishte ne mbikeqyrje tre ambiente. Ne burgun e Pizes, ka gjithsej 458 te burgosur, kundrejt nje kapaciteti prej 250 vendesh. Sipas sindikates se burgut, per shkak te mbipopullimit ne burgjet italiane, kete vit kane mundur te arratisen 9 te burgosur, citojne mediat italiane. Mesohet ne ne burgjet italiane jane pothuajse 69 mije te burgosur, nga te cilet rreth 25 mije jane te huaj, vecanerisht emigrante.
Ledi Koraqi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›