Vetëdorëzohet në Fushë Krujë vrasësi i tre vëllezërve
Besim Karai, është dorëzuar pranë policisë, duke i dhënë fund kështu përpjekjeve të forcave të rendit për ta prangosur. Policia e Korçës kishte vënë sot 30 mijë euro shpërblim për të gjithë ata që do të ndihmonin në arrestimin e Besim Karait. Megjithëse ishte kërkuar në Greqi, Besim Karai është ndaluar në Fushë Krujë, pak kilometra larg Tiranës, pasi ishte rrethuar nga policia. Vrasja e trefishtë ndodhi të premten e shkuar, ku mbetën të vdekur tre persona, anëtarë të një familje në fshatin Vidohovë të Devollit.