E Diel, 1 Nëntor 2026

Manu Chao, në ndihmë të fëmijëve në Shqipëri!

Koncerti i këngëtarit në Tiranë sjell mbështetje për shërbimin e ALO 116

Koncerti i këngëtarit franko-spanjoll, Manu Chao, në datë 12 Prill, në Tiranë sjell, përveç eventit artistik edhe një event në ndihmë të fëmijëve. Pikërisht para dhe gjatë organizimit të tij në Stadiumin “Qemal Stafa”, organizatorët e koncertit do të shesin produktet që kanë emrin apo fytyrën e këngëtarit Manu Chao. Bluza, kapele, varëse, byzylykë etj, që do të mund blihen nga të gjithë të pranishmit në këtë koncert të jashtëzakonshëm, ndërkohë që të ardhurat nga shitja do të shkojnë për të mbështetur advokimin për të drejtat e fëmijëve nga ALO 116 – Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët në Shqipëri. Të gjitha të ardhurat e mbledhura do të bëhen publike në një njoftim për shtyp, në përfundim të koncertit. Ky aspekt social është plotësim i një prej kërkesave të këngëtarit, i cili, turin e tij ballkanik, nuk e sheh vetëm në aspektin artistik, por ndërkohë edhe për mbështetjen e fëmijëve. Manu Chao vjen në Tiranë si pjesë e turit ballkanik, që përfshin koncerte në qytete të tjera si: Ljubljana, Zagrebi, Sarajeva, Novi Sad, Prishtina, Sofia, Bukureshti dhe Stambolli. Ai do të interpretojë në skenën e stadiumit “Qemal Stafa”, mes të tjerave edhe disa nga hitet e tij më të njohura botërore si: "Me gustas Tu", "Mi vida", "Klandestino", "Bongo bong, je ne t'aime plus", etj. Në krah të skenës së Manu Chao do të jetë e ngritur edhe një stendë, ku çdo pjesëmarrës në Koncert ka për të gjetur produktet e këngëtarit dhe informacione për Shërbimin e ALO 116 në Shqipëri. ALO 116 - Linja Kombëtare e Telefonit të Ndihmës për Fëmijët është një shërbim publik falas këshillimi dhe referimi për fëmijët në Shqipëri. Ajo komunikon me fëmijët nëpërmjet numrave: 116 – Linja e Ndihmës për Fëmijët në Shqipëri; 116-000 Linja e Telefonit për Fëmijët e Humbur dhe 116-111 Linja Pan-Europiane e Telefonit për Fëmijët. ALO 116 flet me fëmijët në momentet më të vështira të jetës së tyre. Mbështetja e ALO 116 u bë e mundur në bashkëpunim me kompaninë e eventeve “Living Room Events”. Biletat për koncertin mund t’i gjeni pranë Living Room Club.

Një baladë sensuale nga Azerbajxhani në Eurovizion

Pas një diskutimi të gjatë dhe të nxehtë të jurisë, një baladë sensuale “Running Scared” është zgjedhur për të përfaqësuar Azerbajxhanit në Eurovision Song Contest 2011. Balada u zgjodh në mesin e më shumë se shtatëdhjetë këngë të paraqitura në konkurrim. "Ka qenë e vështirë për t’u zgjedhur mes shumë këngëve. Por ajo ka qenë kënga më e fortë", është shprehur Ismail Omarov, Drejtori i Përgjithshëm i Ictimai TV dhe kreu i jurisë. "Por ne jemi të kënaqur me zgjedhjen tonë dhe kjo është një ndeshje e shkëlqyer për duet tonë”. “Running Scared” do të interpretohet në natën e parë gjysmë-finale më 10 maj nga pjesëmarrësit Eldar dhe Nikki, natë në të cilën do të interpretojë edhe këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe. Për këngëtarin Eldar, kënga e tyre: "Running Scared shkon vërtetë me stilin tonë, zërin tonë dhe shpirtin tonë. Kjo është një këngë e tillë e ëmbël, dhe ne shpresojmë që publiku Eurovizion do të bjerë në dashuri me këngën. Unë jam duke numëruar ditët deri më 10 maj". Ndërsa këngëtarja tjetër, Nikki është shprehur se “Kjo është një këngë e thellë, që prek zemrat e njerëzve. Është si një pjesë shumë e vogël e ëndrrës time. Vajzat e pëlqejnë shumë në fakt", tha Nikki.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›