E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manushaqe Mullahi: Cirku shqiptar, pas 50 vjetësh në rrezik zhdukjeje

Akrobatja tregon udhën e gjatë me akrobacinë si dhe problemet që has sot cirku i vetëm në vendin tonë

Sot pas 50 vjetësh cirku vazhdon të joshë publikun me numrat e larmishëm që ofron duke filluar nga numrat akrobatike, ekuilibri, numrat e ajrit, zhonglerët, kllounata etj. Për të festuar përvjetorin në Cirkun e Metropolit erdhi premiera Të kalosh ylberin,

e cila nuk ishte vetëm një shfaqje cirku, por ajo kishte dhe shumë elementë të tjerë të spektaklit. Shfaqja, e cila erdhi me regji të Kiço Londos, solli për publikun edhe numrat më të mirë që janë interpretuar nga artistë e cirkut gjatë këtyre 50 viteve, të cilat të interpretuar nga brezi i ri sollën një atmosferë shumë të bukur në arenën e cirkut. Një prej talenteve që i takon brezit të ri është dhe akrobatja Manushaqe Mullahi, e cila me numrat e larmishëm akrobatikë që ajo bën ka bërë për vete publikun. Ka shumë vite në arenën e cirkut dhe sot është bërë një prej emrave më të dashur për të, i cili e duartroket aq shumë gjatë akrobacive të saj. Në këtë intervistë dhënë për gazetën ajo na rrëfen udhën e saj me akrobacinë. Që kur unë isha e vogël, shikoja shfaqjet që jepeshin në atë kohë në botë me anë të televizorit dhe filloja më pas të bëja ushtrime, ngacmoja njerëzit e shtëpisë me numra cirku, i kisha shumë qejf, por edhe kur erdha tek studio, që ditën që unë erdha ata më morën. Unë u ushtrova katër vjet me studion e cirkut dhe punova si amatore, por që nga mosha 18 vjeç unë jam futur si profesioniste cirku. Gjatë kohës që unë nuk kisha ardhur akoma në cirk unë shikoja shumë cirqe që ishin të huaja, në televizione dhe që nga ajo kohë mua më lindi dëshira, pohon ajo. Sa i takon problemeve që has sot cirku shqiptar, akrobatja nuk ngurron të thotë se është turp që i vetmi cirk nuk është ende kombëtar, por ai akoma e vuan këtë gjë. E ndërkohë që sa i takon dy shfaqjeve, ku ajo ka marrë pjesë ato kanë qenë me numrat më të bukur të realizuar ndër vite. Në këtë shfaqje u risollën disa nga numrat më të realizuar dhe me shkallë më të lartë rreziku si numrat Shkalla në Ekuilibër, Vertikale me rrëshqitje, Bambuja etj. Kjo shfaqje   prezantoi edhe emrat premtues të cirkut të sotëm si: Manushaqe Mullhai, Stela Blloshmi, Erando Jucja, Xhejms Kodra, Juxhina Madhi, Rubin Zuna, Klaudia Duro etj.


-Po vijoni provat për shfaqjen e radhës me cirkun?
Në Cirkun e Tiranë në shfaqjen e radhës ne kemi sjellë dy premiera njëra Qielli pikon yje dhe tjetra Të kalosh ylberin. Në shfaqjen që titullohet Qielli pikon yje unë jam me dy numra. Këto shfaqje vijnë me alternime, një të shtunën dhe një të dielën. Drejtori Kiço Londo ka bërë shumë për ne, na ka mbështetur shumë. Na ka rregulluar arenën, ka vendosur kondicionerë, ka ndërruar ambiente etj. Na ka ndihmuar shumë, pasi ne kur dilnim në shfaqje ne ishim të ngrirë, tani gjërat kanë ndryshuar sa i takon kushteve.

-Si jeni pritur nga publiku me këto shfaqje, që ju po jepni në arenën e cirkut?
Kjo shfaqe është pritur shumë mirë dhe numrat e cirkut janë mirëpritur nga publiku, i cili nuk mungon gjatë shfaqjeve tona në arenën e Cirkut të Metropolit.

-Si i kujtoni fillimet tuaja të karrierës si akrobate, çfarë ju shtyu që të merreni me cirk?
Cirkun unë e kam pasur pasion që në moshë të vogël. Që kur unë isha e vogël unë shikoja shfaqjet që jepeshin në atë kohë në botë me anë të televizorit dhe filloja më pas të bëja ushtrime, ngacmoja njerëzit e shtëpisë me numra cirku, i kisha shumë qejf, por edhe kur erdha tek studio, që ditën që unë erdha ata më morën. Unë u ushtrova katër vjet me studion e cirkut dhe punova si amatore, por që nga mosha 18 vjeç unë jam futur si profesioniste cirku. Gjatë kohës që unë nuk kisha ardhur akoma në cirk unë shikoja shumë cirqe që ishin të huaja, në televizione dhe që nga ajo kohë mua më lindi dëshira por kam qenë dhe vetë një fëmijë i shkathët, duke u përpjekur që ato që shikoja në atë kohë në televizion ti bëja dhe vetë.

-Sa e vështirë është që të jesh akrobate?
Mendoj se është shumë e vështirë pasi do një punë shumë të madhe dhe aq më tepër që është dhe një kënaqësi shumë e madhe.

-Ke frikë nga numrat që bën me akrobaci?
Frika ekziston kudo dhe në numrat e ajrit dhe në numrat e tokës që janë të profilit tim, pasi unë jam në një profil plastike, ndërsa numrat e ajrit janë të frikshëm kur nuk ke rrip sigurie. Por nëse punon dhe ke sigurinë me vete atëherë çdo gjë shkon në rregull, por të jep shumë zemër dhe publiku kur të mbështet dhe të duartroket.

-E ke ndjerë ndonjëherë veten në rrezik?
Po ka pasur momente, që më kanë rrëshqitur duart nga litari dhe kam bëtë maksimumin që unë të mos rrëshqas dhe të bie. Pra dhe akrobacia ka rreziqet veta, ndërsa emocionet më të mëdha kanë qenë në Gjermani. Litari qe ne bëjmë akrobaci në cirk ulet dhe ngrihet dhe në atë moment unë nuk kam qenë e lidhur, pasi nuk ishte një lartësi shumë e madhe, por që edhe në ato momente kishte rrezik. Rreziku ekziston gjithmonë në numrat e ajrit, edhe pse numrat e ajrit nuk janë stili im mua ato më pëlqejnë shumë pasi unë jam më tepër profili i plastikës. Në të dy shfaqjet e fundit që dolën për publikun unë kam marrë pjesë në numra ajri. Në fakt sa i takon profilit tim unë jam akrobate plastike. Punoj shumë në tavolinë por këto vitet e fundit unë jam futur dhe në numrat e ajrit, por unë nuk i ndahem profilit tim të plastikës.

-Nga familja juaj, ka njeri që merret me cirk?
Nga familja ime nuk ka asnjë që të merret me cirk. Mami im kur vjen të më shikojë fillon dhe qan (qesh), ajo nuk arrin dot që të më shikojë, ndërsa babai është mësuar, atij nuk i bën më përshtypje. Nga familja ime e kanë qejf cirkun, por nuk janë pjesë e tij. Atyre i pëlqen shumë dhe vijnë dhe më shikojnë dhe mua gjatë numrave akrobatikë.

-Cilin nga akrobatët shqiptarë vlerësoni më shumë?
Kanë qenë që të gjithë të mirë, nuk mund të veçoj asnjë prej tyre. Kanë dhënë numra të bukur ndër vite për publikun, duke sjellë një spektakël para tij.

-Ju vetë keni punuar me ndonjë emër të njohur që ju ka ndihmuar në profesionin tuaj?
Unë kam punuar me Vitore Sallakun, e cila më ka ndihmuar shumë. Ajo është një grua shumë e mirë dhe është shumë e zonja. Po ashtu më ka ndihmuar shumë dhe profesori im Kujtim Dumi, i cili më ka rritur me cirkun, pasi ia më ka stërvitur që në moshë të vogël dhe çdo numër që unë kam realizuar në arenë. Ai më ka krijuar shumë numra me pasion. Unë kam punuar gjithë këto vite me të dhe vazhdoj akoma punoj me atë.

-Si kujdeset një akrobat për fizikun?
Dietë unë nuk mbaj, por thjesht nga stërvitjet që unë bëj, nuk shtoj në peshë. Ne stërvitemi katër orë në ditë. Por nuk e teprojmë me yndyra, pijet alkoolike etj. Unë nuk kam vuajtur ndonjëherë për të ushqyerit megjithatë para një shfaqje një akrobat duhet të mos hajë 1-2 orë para shfaqjes. Por sa ai takon regjimit të përditshëm ushqimin nuk e kam pasur ndonjëherë problem.

-Sa artistë ka sot në trupën e cirkut?
Janë mbi 40 artistë dhe që të gjithë janë në shfaqje për publikun, por janë dhe disa kafshë që japin numra para publikut. Është po ashtu dhe koreografi Llaqi Nako, i cili me grupin e fëmijëve sjell një atmosferë të bukur për publikun. Tani kanë ndryshuar shumë gjëra dhe nuk është më çdo gjë shabllon për publikun. Sa i takon plastikës për momentin jam unë me trupën e cirkut është dhe një vajzë tjetër e vogël që quhet Anjeza, por dhe ajo është shumë e mirë. Mua më bëhet qejfi që në cirk po vijnë artistë të mirë që janë të talentuar. Kjo gjë mua më gëzon, nuk më trishton. Cirku për mua është gjithçka.

-Sa shfaqje jepni në javë?
Ne japim 3-4 shfaqje në javë, por varet pasi ne gjatë javës  mund të japim shfaqje dhe me shkollat. Pra çdo g

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›