Maqedonasit: Na vodhën 30 varka motorike, ndodhen në Pogradec
QAFË-THANË - Trafikantët maqedonas vjedhin 30 varka në brigjet e liqenit në Ohër dhe Strugë dhe i shesin në Pogradec. Denoncimi është bërë nga policia e vendit fqinj, e cila kërkon bashkëpunim me policinë shqiptare për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien në pranga të autorëve të krimit.
Burime zyrtare nga policia e Pogradecit bën me dije se në pikën kufitare të Qafë-Thanës, dje është zhvilluar një takim me homologët përtej kufirit. Mësohet se, në këtë takim ishte i pranishëm edhe shefi i Sektorit të Antikrimit në Komisariatin e Policisë së Pogradecit, Arben Vako. Gjatë këtij takimi, ekspertët e policisë maqedonase kanë sjellë fakte se nga trafikantët maqedonas dhe shqiptarë është arritur që të vidhen rreth 30 varka plastike motorike në brigjet e liqenit në Ohër dhe në Strugë. Sipas tyre, realizimi i kësaj vjedhje është kryer nga trafikantët maqedonas, të cilët i kanë sjellë varkat motorike tip skafi deri në mes të liqenit, dhe më pas ato janë marrë me një çmim simbolik nga trafikantët shqiptarë.
Burimet e mësipërme sqarojnë se varkat u janë shitur personave të interesuar, peshkatarëve apo pronarëve të hoteleve në breg të liqenit për t`i përdorur për shëtitje në liqen nga pushuesit. Policia e vendit fqinj është shprehur se vjedhja e varkave është denoncuar nga qytetarët maqedonas. Madje, pohohet se këta të fundit kanë mbërritur në Pogradec dhe kanë inspektuar gjithë bregun e liqenit nga fshati Lin deri në Tushemisht. Ata kanë parë se varkat e tyre motorike përdoreshin nga shqiptarë në fshatin Lin, Hudënisht, Mëmlisht dhe në disa zona të qytetit të Pogradecit, pranë disa hoteleve.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)