E Diel, 1 Nëntor 2026

18 policë shpëtojnë gruan prej gome

Një ekip prej 18 policësh kinezë kanë marrë pjesë në operacionin e suksesshëm për të shpëtuar një grua të bukur që po mbytej, duke zbuluar më pas se i gjithë talenti i tyre kishte shkuar dëm. E shpëtuara nuk ishte një femër e vërtetë, por një kukull seksi, madje e shfryrë. Rreth një mijë njerëz ishin mbledhur buzë lumit në provincën Shandong, duke parë operacionin e policëve të devotshëm që kishte zgjatur mbi një orë, për të shpëtuar femrën prej gome. Policët, që i ishin përgjigjur telefonatës që raportoi mbi një grua që po mbytej, sipas RocketNews24, pasi shpëtuan kukullën e seksit, ia paraqitën atë publikut prej një mijë vetash, ku shumë prej tyre i mbuluan sytë fëmijëve të pranishëm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›