E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olimpiada 2012, pritet ceremonia madhështore e hapjes

LONDER- Në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme, në Londër do të startojnë Lojërat e 30-ta Olimpike, me ceremoninë e hapjes, që pritet të tërheqë pas ekranit të paktën 1 miliard njerëz. Bëhet fjalë për 15 % të popullsisë Botërore dhe e gjithë kjo, falë mbulimit të jashtëzakonshëm televiziv që do të ketë ky event historik. 

Për ceremoninë hapëse, Komiteti Organizativ ia ka besuar drejtimin regjisorit fitues të çmimit Oskar, Deni Boil, autor i filmit "Slumdog Millionaire", që do të ketë si krah të djathtë Stefen Daldri dhe Billi Eliot. Për shkak të krizës financiare botërore, ceremonia do të jetë më pak e kushtueshme se madhështia e ofruar nga Kina 4 vjet më parë, megjithatë Londra ka shumë për t'u ofruar spektatorëve nga e gjithë bota, sidomos atyre që do të jenë të pranishëm në qytet për të ndjekur evenimentin.

Ceremonia do të përmbajë ndezjen e flakës olimpike, parakalimin e kombeve, fjalët e drejtuesve të Komitetit Olimpik dhe atij organizativ, si edhe një sërë spektaklesh të ndryshme.

(er.nu/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha, në ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›