E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët takojnë sot administratorin e përgjithshëm të ACR

TIRANË- Minatorët e Bulqizës pritet të takojnë sot në Tiranë, administratorin e përgjithshem të ACR lidhur me pagën e 13-të dhe 50% e pagës së prapambetur detyrime këto ende të paplotesuara nga administrata që nga koha e përfundimit të grevës.

Pak ditë më parë sindikalistët minatorë deklaruan se do rinisnin protestat nëse ACR nuk përmbush këto detyrime.

Shumica e minatorëve ankohen për kushtet tepër të vështira ekonomike dhe pamundesisë për të festuar vitin e ri për shkak të të ardhurave të pamjaftueshme
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›