E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, sekuestrohen 700 kg drogë, pranga 24-vjeçarit

Vetëm pak minuta më parë janë sekuestruar në portin e Durrësit 700 kilogram drogë.

Burime të policisë së Durrësit bëjë me dije se droga e sekuestruar e llojit “kanabis” kishte si destinacion Italinë.

Sipas policisë droga u kap para se të hipte ne traget në kamionçinën me targa AA 078 CC 137 në kuti kartoni.

Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionçinës Redi Furxhi 24 vjeç dhe ka nisur hetimet për origjinën e drogës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›