E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonasit nuk respektojnë afatet e liberalizimit të vizave



Mijëra qytetarë të Maqedonisë po qëndrojnë ilegalisht në vendet e Bashkimit Europian, pas kalimit të afatit tremujor të qëndrimit. Komisioni Europian do të shqyrtojë këtë situatë të krijuar, e cila vështirëson liberalizimin e vizave, ngjarje e regjistruar nga 19 dhjetori i vitit të kaluar. Shtetasit e Maqedonisë siç bëhet e ditur po qëndrojnë ilegalisht në vendet e zonës së Shengenit ku mund të përmenden Belgjika, Holanda, Franca, Gjermania, Zvicra, Suedia, Norvegjia,etj. Komisioni për Drejtësi në Bruksel ka shprehur shqetësimet lidhur me këtë situatë. Enti për migrim në Belgjikë ka theksuar se është në ndjekje të situatës dhe se do të aplikohen masa sanksionuese ndaj të gjithë atyre që do të kapen me qëndrim ilegal dhe ata që nuk kanë respektuar periudhën kohore që ofron liberalizimi i vizave. Mediat saktësojnë se të gjithë ata që nuk respektojnë afatet dhe do të kapen në vendet e BE-së, do të dënohen me dënime me ndalesa disavecjare. Sipas masës së liberalizimit të shengenit të bardhë, shtetasit e vendeve përfituese janë të detyruar që gjashtë muaj brenda vitit të qëndrojnë në vendet e BE-së. Por ky afat 6 mujor duhet të shfrytëzohet me ndërprerje, e më saktësisht tre muaj qëndrim në vendet e BE-së dhe më pas tre muaj duhet të braktiset territori i vendeve anëtare. Pas tre muajve, qytetarët e Maqedonisë kanë mundësi të udhëtojnë drejt tokës së shengenit. Por ndërkaq Ministria e Jashtme e Maqedonisë thekson se këto janë raste individuale dhe se ministria e tyre ka njoftuar që para liberalizimit për masat dhe kushtet e udhëtimit dhe vendqëndrimit në vendet anëtare të BE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›