Maqedonasit që bëjnë efektet 3D të superfilmave në Hollivud
Për ata që shkojnë në kinema e dinë se çfarë suksesi ka pasur Transformers 3. Filmi ka grumbulluar rreth 800 milion dollarë fitime.
Por shumë pak e dinë se 30 artistë nga Maqedonia kanë qenë pjesë e skuadrës së efekteve speciale në film.
Ata punojnë për fx3x, një studio në Shkup, e themeluar në vitin 1997 nga Kristijan Danilovski dhe Milivoje Gorgeviç. Dhe ata nuk janë të vetmit që punojnë më prodhimet e Hollivudit.
Orde Stevanoski punon për Sony Pictures dhe është i njohur për filmat e Tim Burton Liza në Botën e Çudirave, ku luan e shoqja e tij, Helena Karter, Valkyrie, Speed Racer dhe Beowulf.
Ndërkohë studio fx3x ka punuar për prodhimet gjigante si The Last Airbender, Terminator: Salvation dhe të famshmin The Aviator.
*Marrë me shkurtime nga Balkan Insight