E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk stresohet fort

Nga Express më 15 gusht 2011 në ora 10:25

Aktorja Mila Kunis ka thënë se shumë vështirë mund të ketë “thyerje nervore”, pavarësisht uljeve dhe zbritjeve në karrierën e saj.

Aktorja e filmit “Friends With Benefits”, beson se të kesh familje dhe shokë që të mbështesin gjatë gjithë karrierës është gjëja më e mirë, sepse kështu mund ta mbashë shpirtin nën kontroll.

“Për mua, kurrë nuk ka ndonjë opsion për këtë gjë, sepse gjithmonë gjej mbështetje shpirtërore, morale dhe profesionale nga familja, shokët dhe kolegët e mi”, tha ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›