Maqedonët shajnë, Ibraimi ua mbyllë gojën

Tifozët maqedonas prapë kanë bërë thirrje ofenduese për shqiptarët. Në miqësoren mes Maqedonisë dhe Danimarkës, grupe tifozësh maqedonas prapa portës së portierit danez nuk ndalnin këngët me thirrje "Dhoma gazi për shqiptarët". "Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë".
Për ironi për Maqedoninë luanin edhe dy shqiptarët Agim Ibraimi e Muhamed Demiri. Madje goli më i bukur u shënua nga shqiptari Agim Ibraimi i cili realizoj për mrekulli duke shtangur për një moment fashistët maqedonas./Indeksonline/