E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Messi i "shënoj" gol Suedisë?

Një moment diskutabil u pa në miqësoren mes Suedisë dhe Argjentinës. Superylli argjentinas, Leo Messi bëri një lojë tejet të mirë në këtë takim por që emri i tij nuk u shënua në listën e realizatorëve.

Messi në një moment u gjend përballë portierit Isaksson të cilën e parabolloj për mrekulli por që edhe më i bukur ishte reagimi i tij. Portieri suedez me gërshërë arriti ti mohoj golin Messit.

Megjithatë rasti ishte i dyshimtë pasi që në një moment topi dukej sikur kishte kaluar vijën e portës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›