Elbasan- Kërcënime për Mozaikun kulturor
Një burrë i komunitetit mysliman ka kërcënuar punonjësit e mozaikut kulturor të qytetit të Elbasanit, ku janë duke u kryer punime. Ai ka thënë se nëse vazhdojnë ende punimet moaziku do të bëhet një Gërdec i dytë. Pasi individi në fjalë emri i të cilit nuk bëhet i ditur presupozon se aty ku po bëhen gërmimet ka pasur një xhami, dhe sipas tij gërmimët mund të prishin rrënojat e Xhamisë. Myftinia e Elbasanit deklaron se nuk ka gisht në kërcënimet që ka bërë burri në fjalë, i cili ishte më mjekër kundrejt punimeve që po kryhen për mozaikun e qytetit.
Ndërkohë që nga autoritetet mendohet se aty ka pasur një Pazar të vjetër. Punimet e mozaikut po kryhen me pjesëmarrjen e Bashkisë së Elbasanit.