E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohet një shqiptar me 20 muaj burg.

 

Një emigrant shqiptar dënohet me 20 muaj burg, për komplotin e planifikuar vitin e shkuar në bazën ushtarake amerikane në Fort Diks, nw maj 2007.

Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar në ShBA ku u përfshinë 6 persona mes të cilëve katër shqiptarë. Agron Abdullahu nga Kosova, u akuzua vetëm se kishte furnizuar me armë grupin që komplotonte sulmin ndaj ushtarakëve në Fort Diks të Nju Xhersit. Roli i Agron Abdullahut quhet rol ndihmës,megjithatë gjyqtari i cështjes Robert Kugler deklaroi se dënimi mund të ishte edhe më i madh.sepse i pandehuri e dinte se personat që do të përdornin armët flisnin për dhunë kundër amerikanëve . ndërsa Abdullahu kërkoi falje dukë deklaruar se nuk i kishte marrë seriozisht bisedat e komplotuesve. Të pandehur të tjerë më origjinë shqiptare janë 3 vëllezër Ervin, Shahin dhe Dritan Duka, turku Serdar Tatar dhe Mohamed Shnever. Komploti u zbulua para zbatimit të tij, por nëse dënohen 3 shqiptarët edhe 2 të tjerët rrezikojnë burgim të përjetshëm

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›