E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: 'Berisha të paraqesë raportin e tragjedisë nesër në kuvend'

 

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist Erjon Braçe, ka kërkuar sot në emër të grupit që përfaqëson pjesëmarrjen e kryeministrit Berisha nesër në Kuvend. Sipas

Braçes kreu i qeverisë duhet të paraqesë në seancën plenare raportin e tragjedisë së Gërdecit. Nga ana tjetër ai e ka konsideruar pjesëmarrjen e kryeministrit Berisha në Bukuresht si diçka të padobishme. Sipas tij tashmë organet përgjegjëse duhet të ndalen dhe të analizojnë siç duhet çështjen e Gërdecit, si  më të rëndësishmen për momentin. Duhet, theksoi ai që Prokuroria e Përgjithshme të zbardhë çështjen duke marrë në konsideratë 2 krimet shtetërore, të cilët janë vrasja e 25 personave dhe e shitja e armatimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›