E Diel, 1 Nëntor 2026

Selmani: Në këto zgjedhje të fitojë demokracia

Shkup -Kandidati presidencial i Demokracisë së Re, Imer Selmani pas votimit të tij për zgjedhjet presidenciale dhe lokale në shkollën fillore në Shishovë, shprehu bindjen se në Maqedoni do të fitojë demokracia. "Jam i bindur se do të fitojë demokracia në Maqedoni. Kemi bërë shumë që të kemi zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Kam shpresë se do të hiqen edhe barrierat ndëretnike dhe do të votohet për ofertë, vizion dhe koncept"- deklaroi Selmani pas votimit.

Ai ka shtuar se në këto zgjedhje të qeta, të fitojë më mirë. “Pikëpamja ime është të kemi një shtet të konsoliduar dhe me njerëz të lumtur të cilët do ta respektojnë bashkëjetesën”-shtoi Selmani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›