E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, 100 mijë shqiptarëve u mohohet shtetësia

“MPB me këtë po bën racizëm shtetëror duke lënë mijëra shqiptarë në mënyrë kolektive pa të drejtën e tyre të shtetësisë, edhe ata që janë të lindur në këtë vend. Një pjesë tjetër kanë mbi dhjetë vite që kanë krijuar familje me shtetas të Maqedonisë dhe u mohohet e drejta e shtetësisë, e drejta e punësimit edhe pse i plotësojnë të gjitha kushtet. Sipas statistikave të botuara nëpër media janë rreth 100 mijë shqiptarë që pa të drejtë MPB u mohon shtetësinë duke i shpallur shpeshherë persona të rrezikshëm që rrezikojnë integritetin e Maqedonisë dhe qytetarët e saj”, ka bërë të ditur zëdhënësja e SHVL-së së UÇK-së “Kalaja”, Teuta Kamberi-Llalla.Sipas saj, shqiptarëve që aplikojnë për përfitimin e shtetësisë së Maqedonisë u bëhet presion që të bëhen bashkëpunëtor të Sigurimit shtetëror DBK për të fituar shtetësinë.“Kalaja” ka theksuar se fshatrat e Karadakut të Kumanovës vazhdojnë të jenë pa të drejtën e shtetësisë, ndërsa sipas tyre, rreth 3 800 maqedonas të Shqipërisë në mënyrë të lehtë kanë fituar shtetësinë e Maqedonisë duke mos plotësuar asnjë kusht elementar duke shkelur kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›