Maqedoni, 15 vjeçari dhunon 90 vjeçaren

Një akt i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së enjte në Shtip. Një 15-vjeçar nga Shtipi, me inicialet Ç.R, ka përdhunuar një grua të moshës 90-vjeçare.
Sipas Policisë, 15-vjeçari ka vajtur në shtëpinë e 90-vjeçare, ka çelur me forcë derën, dhe pasi e ka sulmuar fizikisht, e ka përdhunuar.
Në të larguar, 15-vjeçari i ka marrë viktimës 300 dinarë nga çanta e saj.
Policia ka identifikuar përdhunuesin dhe e ka arrestuar.
Ai është i njohur për Policinë si kryerës i veprave të tilla.
Policia ka informuar se 15-vjeçari është i strehuar në Shtëpinë për Edukim dhe Korrigjim “Ranka Milovanoviç”./Indeksonline/