Zgjedhje verore

Nëse propozimi i kryeministrit Hashim Thaçi, realizohet, atëherë zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare do të duhej të mbaheshin në verën e vitit 2013.
Kryeministri Thaçi, ka lënë të kuptohet se dëshiron që zgjedhjet lokale dhe parlamentare të mbahen në pranverën apo verën e vitit 2014.
Ai për këtë ka kërkuar pajtimin edhe të partive tjera.
Edhe në AAK janë të interesuar që zgjedhjet të mbahen verës e jo dimrit, derisa në LDK s’kanë qëndrim për këtë punë./Indeksonline/