E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi vëzhgon nga afër Kuvendin Zgjedhor të PDK-së në Prizren

Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi, do të vëzhgojë nga afër nesër Kuvendin Zgjedhor të Degës së PDK-së në Prizren, i cili do të fillojë në orën 11:00 në Hotel” Luxory”.

Në punimet e këtij kuvendi, do të marrë pjesë edhe delegacioni i lartë i PDK- së, i kryesuar nga kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi.

Zyrtarët e këtij subjekti politik, kanë konfirmuar për "PrizrenPress" se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen sa më të mirë të këtij kuvendi.

Në garë për Kryetar të Degës së PDK-së në Prizren, deri më tash janë paraqitur dy kandidatë:Nait Hasani dhe Nijazi Kryeziu, ndërkaq mediat shkruajnë së në garë do të hyjë edhe Ramadan Muja, por nuk përjashtohet mundësia që numri i kandidatëve të rritet./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›