E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Thaçi-Daçiq, kërkohet krijimi i fondit për veriun

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, do të takohen më 17 janar për të diskutuar krijimin e një fondi për veriun e Kosovës.

Fondit do të përshinte investimet ekonomike, që parasheh t’i bëjë për atë pjesë të vendit Qeveria e Kosovës, përqindjen e të hyrave doganore nga pikëkalimet kufitare, fondet qe parasheh t’i investojë në atë pjesë komuniteti ndërkombëtar, si dhe investimet që planifikon t’i bëjë vetë Serbia, bëjnë të ditur burime të “Kohës Ditore”.

Stafi i baroneshës Ashton dhe shtetet anëtare të BE-së po presin që nga takimi i radhës Thaçi-Daçiq të ketë përparim edhe në disa çështje teknike, siç janë telekomi dhe transmisioni i energjisë./Indeksonloine/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›