E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, 40 të burgosur në pritje për amensti

Plot 40 të burgosur në Institutit Ndëshkues-Përmirësues (INP) Idrizovë me rastin e festës së 8 shtatorit kërkojnë amensti nga presidenti maqedonas, Branko Cërvenkovski.

Ky veprim është i nxitur nga vendimi i presidentit për abolimin e zyrtarit të lartë të LSDM-së, Zoran Zaev.

Në një konferënc për media drejtori i INP Idrizovë, Mile Mlladenovski, tha se për herë të parë që nga pavarësia e shtetit në këtë formë, të burgosurit kërcënohen dhe paralajmërojnë grevë urie dhe nuk do të punojnë në të gjitha punët vitale dhe specifike në Institutin.

"Ky reagim mund të sjellë deri në pasoja të padëshirueshme lidhur me mirëmbajtjen, rendin dhe displinën në INP Idrizovë. Puna mund të bëhet shumë serioze. Megjithatë, ne në kontinuitet i përcjellim ngjarjet, dhe kryhen bisedime intensive me personat e bugorsur dhe tani për tani gjendja është stabile", deklaroi Mlladenovski.

Të burgosurit, kërkesë me përmbajtje të njejtë i kanë drejtuar edhe Qeverisë së Maqedonisë, në të cilën thuhet se në këtë mënyrë janë përcaktuar për shkak të vendimit të presidentit Cërvenkovksi si reagim i abolimit të kryetarit të Strumicës Zoran Zaevit. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›