Maqedoni, Ahmeti e Thaci thyejne akullin

Lajmin e bejne te ditur agjencite maqedonase, sipas te cilave gjate takimit Ahmeti i ka kerkuar Thacit qe ne zgjedhjet presidenciale te dalin me nje kandidat shqiptar te perbashket. Megjithate, gjithcka mbetet e pakonfirmuar edhe nga vete dy lideret.
“Kemi rene dakord qe zgjedhjet e ardhshme te 22 marsit te kalojne ne nje atmosfere te qete dhe demokratike”, eshte shprehur Ahmeti pas takimit.
Ndersa Thaci, nga ana e tij eshte treguar me i permbajtur duke thene vetem se: “Kur isha une ne pushtet Ahmeti nuk pranoi te takoheshim, ndersa tani qe eshte ai une pranova”.
Nder te tjera, kreu i BDI, Ahmeti ka mohuar ekzistencen e nje marreveshjeje zyrtare mes tij dhe Gruevskit. “Nuk ka marreveshje te shkruar me kryeministrin Gruevski, por vetem nje marreveshje ne parim”, ka sqaruar Ahmeti.