Britania, zyrtarisht në recension
Ekonomia e Britanisë së Madhe ka hyrë zyrtarisht në recension. Qeveria britanike ka lajmëruar se GDP-ja, ose Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit ka rënë me 1.5 përqind në tremujorin e katërt të vitit 2008, që ka ndejkur rënien me 0.5 përqind të tremujorit të tretë të vitit të kaluar. Përcaktimi i recensionit të një vendi është kur për dy tremujore radhazi ka rënie të GDP-së, gjë që ka ndodhur edhe në Britani. Paralajmërime se ekonomia e Britanisë së Madhe do t'i drejtohej recensionit kishin ardhur përpara rezultateve të tremujorit të fundit, sepse edhe rezultatet e tremujorit të dytë të 2008-ës nuk kishin treguar ndryshime përsa i përket rritjes ekonomike. "Rënia e GDP-së pritej, duke parë uljen e prodhimit të produkteve industriale", njoftoi Zyra Kombëtare Brtitanike e Statistikave. Prodhimi industrial në Britaninë e Madhe ra me 4.6 përqind në trimujorin e fundit të vitit 2008, që ishte një nga shkaqet kryesore të rënies ekonomike. Rënie të mëdha ka pasur edhe në sektorin e ndërtimit; atë të shërbimeve, vecanërisht në hotele dhe restorante; si dhe në sektorin e transporteve.