E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veriu, serbët pengojnë KFOR-in të shkojë në Jarinje

Disa automjete të KFOR-it janë ndaluar sot në mëngjes nga barrikadistët serbë, në Zveçan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit kur automjetet e KFOR-it po tentonin të shkonin në drejtim të pikëkalimit kufitar në Jarinjë, njoftojnë mediat serbe.  Përfaqësuesit e serbëve lokalë kanë thënë se kalimi i KFOR-it  nuk është në përputhje me kërkesat e qeverive lokale në veri.

Sipas KFOR-it, ushtarët amerikanë ishin me dy automjete, “Hammer”, një vinç dhe një pik ap. Ata u bllokuan në komunën e Zveçanit, ku pas një ndalese të shkurtër u kthyen në drejtimin nga erdhën. Në gjithë këtë situatë, që zgjati rreth gjysmë ore, nuk pati incidente. / Koha Ditore

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›