E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakti detar, skandali i fshehur në nenin 53 të ligjit të 2008-s

 Ened Janina / Luis Tanushi

Kush mendon se e keqja ka një kufi, apo se kjo klasë politike ia  ka bërë tashmë të gjitha Shqipërisë, duhet të korrigjojë sërish mendim: Shqipërisë i janë hequr kufijtë zyrtarë me një ligj të vitit 2008 dhe ka dyshime të forta që kjo është bërë për ti hapur rrugë pretendimeve të Greqisë për kufi  të ri detar me Shqipërinë, pra për famëkeqin Pakt Detar të qeverisë së Sali Berishës, të rrëzuar më pas nga Gjykata Kushtetuese. Ligjet e hartuara për kufijtë, përkatësisht në vitet 1970, 1976 dhe 1980 janë shfuqizuar në vitin 2001. Në ligjin e këtij viti janë përcaktuar kufijtë tokësorë dhe detarë të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë në vitin 2008 qeveria ka miratuar një ligj tjetër për menaxhimin e kufijve duke shfuqizuar të gjitha ligjet paraardhëse. Tashmë i vetmi vend ku janë përcaktuar kufijtë e shtetit tonë janë arkivat ndërkombëtare dhe ligjet e shteteve fqinje.

Ligji i vitit 2001

Në prill të vitit 2001 parlamenti shqiptar ka miratuar ligjin për Kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë, në të cilin sanksionohet se kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë përcaktohet në aktet ndërkombëtare. Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë është i paprekshëm. Ai tregohet me anë të shenjave të veçanta artificiale ose natyrore të vendosura mbi sipërfaqen tokësore dhe ujore. Vijat e hequra perpendikularisht (lart e poshtë) mbi vijën e kufirit në sipërfaqen tokësore dhe ujore përbëjnë përkatësisht, kufijtë e hapësirës ajrore, të nëntokës dhe të shtratit e të nëntokës së ujërave të brendshme dhe ujërave territoriale të Republikës së Shqipërisë,- thuhet në ligj.

Për sa i takon kufijve detarë, ligji i vitit 2001 sanksionon: Ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregut të saj, në një gjerësi prej 12 miljesh detare, duke filluar nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i Ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjiut të Gramës, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit. Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi). Janë ujëra të brendshme të Republikës së Shqipërisë ujërat e Detit Adriatik dhe të Detit Jon që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e Lumit të Bunës, kepat e përmendur më lartë dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjiut të Gramës, Kepin e Gjiut të Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë.

Kjo i jep të drejtë Shqipërisë të ushtrojë sovranitet e saj mbi ujërat territoriale dhe të brendshme si dhe në hapësirën ajrore. Republika e Shqipërisë ushtron sovranitetin e saj mbi rrafshnaltën (shelfin) kontinental për qëllime kërkimi dhe shfrytëzimi të burimeve të saj natyrore,- thuhet në ligjin e vitit 2001. Sipas tij, Dekreti nr. 4650 datë 9.3.1970 “Për kufirin shtetëror të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ndryshuar me dekretet nr.5384, datë 23.2.1976 dhe nr. 6181, datë 26.4.1980, shfuqizohet.

Ligji i vitit 2008

Ndërkohë shtatë vite më pas Kuvendi ndryshon ligjin për Kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror. Në nenin e parë të këtij ligji thuhet: Me këtë ligj rregullohen kontrolli dhe mbikëqyrja e kufirit shtetëror, misioni i Policisë Kufitare dhe të Migracionit, bashkëpunimi policor ndërkufitar, bashkëpunimi brenda strukturave të Policisë së Shtetit, si dhe bashkëpunimi me agjenci të tjera, të cilat kanë detyrime ligjore për sigurinë në kufi. Në tërësi ligji i vitit 2008 rregullon mënyrën e funksionimit të pikave të kalimit kufitar, mënyrën se si do të ruhet kufiri nga policia, sistemin e hyrje daljes së shtetasve me viza etj. Por në këtë ligj nuk bëhet asnjë ndarje e kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 53 të shfuqizohet ligji i vjetër i kufijve. Ligjet nr.8771, datë 19.4.2001 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, nr.8772, datë 19.4.2001 “Për ruajtjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë” dhe çdo dispozitë tjetër, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen,- thuhet në ligjin e vitit 2008, i cili është ende në fuqi.

Ujërat territoriale shqiptare

Ato fillojnë nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i Ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjiut të Gramës, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit.

Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi).

Ujëra të brendshme janë ato të Detit Adriatik dhe të Detit Jon që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e Lumit të Bunës, kepat e përmendur më lartë dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjiut të Gramës, Kepin e Gjiut të Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë

Përkufizimi i Shqipërisë në enciklopedi

Shqipëria kufizohet nga Mali i Zi në veriperëndim, Kosova në veri, nga Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë në lindje dhe Greqia në jug. Në kufirin natyror perëndimor Shqipëria ka dalje të hapur në Detin Adriatik dhe në jugperëndim në Detin Jon. Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km, nga të cilat 657 km vijë kufitare tokësore, 316 km vijë bregdetare, 48 km vijë ndarëse përmes lumenjve dhe 73 km përmes liqeneve.

Sipërfaqja e përgjithshme është 28.748 kilometra katrorë. Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat janë: 657 km (kufi tokësor), 316 km (kufi detar), 48 km (kufi lumor) dhe 73 km (kufi liqenor).

Në veri e verilindje ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe ish-Republikën jugosllave të Maqedonisë, ndërsa në jug e juglindje me Greqinë një vijë kufitare prej 271 km. Në perëndim Shqipëria laget nga Deti Adriatik e në jug-perëndim nga Deti Jon.

Heqja e kufijve, i hapi rrugën Paktit Detar me Greqinë. Gjoni: Akt i pastër tradhtie

Anëtarët e Komisionit të Sigurisë kanë dhënë dje alarmin për heqjen e kufijve të shtetit shqiptar me ligjin e miratuar nga mazhoranca e sotme në vitin 2008. Sipas nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni, ligji në fjalë lejon përcaktimin e kufijve me marrëveshje dypalëshe qeveritare. Ai e cilëson këtë veprim si një tradhti kombëtare që kanë kaluar pa u ndjerë dhe për këtë kërkon nisjen e hetimeve nga Prokuroria. Më 24 janar 2008, qeveria i paraqiti për miratim Kuvendit projektligjin Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror. Me hyrjen në fuqi të këtij, ligji, u shfuqizua ligji i mëparshëm i vitit 2001 ku sqaroheshin qartë të dhënat lidhur me shtrirjen territoriale të Shqipërisë nga jugu në veri.,- thotë Gjoni në këtë intervistë për Shekullin.

Zoti Gjoni, anëtarët e Komisionit të Sigurisë kanë shprehur shqetësimin se një ligj i 2008 i ka hequr Shqipërisë kufijtë.. Për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

Jo vetëm kemi ngritur shqetësimin, por do të thosha alarmin për një gjë që askujt nuk mund ti shkojë ndër mend.. Që pas 100 vjet shtet shqiptar, del një qeveri si kjo e Sali Berishës, që haptazi dhe me veprime konkrete

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›